Çifti pushton rrjetin, risjell pas 50 vitesh të njëjtën foto

0
969

Judy dhe Jerry Griffin u takuan gjysmë shekulli më parë në një koncert dhe kurrë nuk u larguan nga njëri-tjetri. Për të festuar ngjarjen ata janë bërë ‘të pavdekshëm’ në revistën People.

Ata u takuan në 15 gusht 50 vjet më parë në Woodstock dhe që atëherë nuk janë larguar. Deri disa ditë më parë, Judy dhe Jerry Griffin kishin njoftuar për përvjetorin e 50 të njohjes së tyre por ata nuk kishin asnjë imazh për të dëshmuar për ngjarjen.

Kohët e fundit duke parë dokumentarin ” Woodstock: Three Days that Defined a Generation” një imazh i tyre u shfaq në video gjatë koncertit të famshëm.

Pas gjysmë shekulli, çifti ranë dakord të shfaqeshin në People në të njëjtën pozë dhe menjëherë dy imazhet, para dhe pas 50 vitesh pushtuan keq internetin.

Në të dy fotot të dy shikojnë drejt në lente të aparatit dhe mbulohen me një kuvertë të gjelbër për t’u mbrojtur prej shiut.

Judy ishte duke shkuar në një mega-koncert me makinën e saj, por rreth 120 km larg Woodstock makina u prish. Vajza nuk u dorëzua dhe vazhdoi përpjekjet për të shkuar në koncert dhe në këtë moment në ndihmë i erdhi Jerry që prej atëherë nuk e ndau më nga vetja.

Pesë dekada më vonë, Judy dhe Jerry janë ende të martuar, kanë dy fëmijë dhe janë gjyshër të pesë nipërve dhe mbesave: “Për 50 vjet ne kemi kërkuar një fotografi të Woodstock dhe befas ajo shfaqet në dokumentar” – thotë Judy.

“Kur fotoja u shkrep, ne e njihnim njëri-tjetrin për më pak se 48 orë. Dolëm nga makina dhe montuam tendën. Qëndruam së bashku për tërë koncertin dhe më pas nuk u ndamë më”, tregon ajo.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here