Tuesday, November 5, 2024
Home Aktualitet Sulmoi turistët spanjollë, sot masa e sigurisë për pronarin e restorantit

Sulmoi turistët spanjollë, sot masa e sigurisë për pronarin e restorantit

0
893

Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo i cili u përfshi në një video-skandal ku sulmonte disa turistë spanjollë do të dalë sot para gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë.

Seanca do të zhvillohet në orën 11. Gjyqtare e çështjes është caktuar Esmeralda Habilaj, prokuror Prokuror Saimir Smaka dhe avokat Kujtim Cakrani dhe Erion Besimaj,

Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë. Në video e publikuar dje, Mihal Kokëdhima duket në pjesën e parme të makinës dhe godet me grusht dhe me telefon xhamin e parme derisa e thyen.

Brenda në makinë është familja e turistëve spanjollë, 5 anëtarë, shoferi dhe shoqëruesi shqiptar. Nga videoja duket që turistët janë tepër të frikësuar. Nga Porto Palermo ata nisen drejt rajonit të policisë në Sarandë.

Makina vijon të jetë në ecje ndërsa 51 vjeçari mbi kofano vijon të godasë xhamin e parmë dhe e thyen.

Burri godet me telefon dhe me grusht xhamin.

Ndërkohë që personat brenda makinës thonë se po i ndjekin të tjerë nga pas dhe shoqëruesi shqiptar kërkon ndihmë.

Familja spanjolle kishte refuzuar shërbimin e keq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here