Welt: Shqipëria një destinacion i turizmit kulinar

0
610

 

Pallate të bardha të ndritshme me shtylla prej guri dhe shqiponja të arta mbi çati, shtëpi me fasada tërheqëse, kafene të populluara mbi tarraca, struktura më kupolë të stërmadhe e Katedrales moderne “Ngjallja e Krishtit”. Një udhëtim me taksi nëpër kryeqytetin e Shqipërisë është si një turne nëpër ndalesat kryesore të historisë shqiptare dhe pse jo një pjesë e pazbuluar e Europës. Kështu e nis artikullin e saj gazeta e përditshme gjermane “Welt” kushtuar Shqipërisë për të cilën thotë se po shndërrohet në një destinacion të turizmit kulinar.

Vendi nuk është akoma i mbipopulluar ndonëse shquhet për pushime në bregdetin e Adriatikut, fshatra origjinale, çmime të arsyeshme, njerëz mikpritës dhe mbi të gjitha, kuzhinën e shkëlqyer tradicionale. Ky vend ishte harruar prej kohësh. Shqipëria zë një sipërfaqe të vogël dhe ka arritur të ruajë shumë mirë traditën e saj të kulinarisë. Rreth 55% e popullsisë punon në bujqësi; 20 përqind e zonës është tokë bujqësore pjellore. Korrupsioni, krimi dhe mungesa e ndërgjegjësimit mjedisor e kanë shoqëruar përshkrimin e këtij vendi prej shumë kohësh. Por vendi po zhvillohet me ritme të larta.

Ndikimet Osmane, Italiane dhe Greke

Veçanërisht kuzhina dhe gastronomia e vendit pasqyrojnë këtë kombinim të egër. Perandoria Osmane, e cila u tërhoq prej saj në vitin 1912 pas 500 vitesh pushtim, të kujton kulturën e kafesë, e cila është gjerësisht e përhapur në verë në hijen e palmave dhe fiqve. Zona e Bllokut është tani pjesa më argëtuese e Tiranës e mbushur me bare, restorante dhe klube. Përvec rrjeteve të supermarketeve dhe restoranteve fastfood, syri të kap pika të vogla fruta-perimesh dhe dyqane peshku. Produktet e shumta vendase, të cilat vijnë nga fermat rreth e rrotull të shtojnë dëshirën për të vizituar një vend të cilin shumë pak e njohin. Kohët e fundit, Shqipëria, e cila ka qenë e izoluar prej shumë kohësh, po promovohet si një destinacion i ri i cili ja vlen të vizitohet. “Lonely Planet”, për shembull, e ka përfishirë në listën e “Destinacioneve më të mira për pushime në Evropë për 2018”. Që prej vitit 2008, numri i turistëve është dyfishuar, dhe tashmë mbi 150,000 pushues nga Gjermania vizituan vendin në 2018.

Kuzhina tradicionale e Shqipërisë po modernizohet

Pjesa e parë e udhëtimit kulinar nëpër kuzhinën orientale-mesdhetare të Shqipërisë na çon në skajin e Parkut të Madh me liqenin e krijuar nga dora e njeriut, ku gjendet edhe një shatërvan tepër i këndshëm. Një ndërtesë e viteve ’70, fasada me elementë në ngjyrë portokalli. Në katin e poshtëm gjendet restoranti i ambasadorit shqiptar të pashpallur të ushqimit, Bledar Kola. 35-vjeçari u largua nga atdheu në moshën e adoleshencës pikërisht në fund të viteve 1990, kur Kosova fqinje po përjetontë luftën civile. Ai e fitoi eksperiencën duke punuar në kuzhinat e restoranteve me emër në Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkë dhe në Suedi nën dritat e kuzhinës së famshmë Nordike: Pranë René Rexhepit nga “Noma” me famë botërore dhe Magnus Nilsson nga restoranti “Fäviken”. Rreth tre vjet më parë, Kola u kthye dhe hapi “Mullixhiun” në mes të Tiranës. Këtu ai përpiqet të ndryshojë imazhin e Shqipërisë në botë si një shtet i prapambetur dhe i egër por edhe të ruajë kulturën vendase të ushqimit. “47 vjet komunizëm kanë shkatërruar pothuajse gjithçka”, thotë ai. “Ne po rindërtojmë atë që ka mbetur.

Restoranti punon kryesisht me kulturat e lashta si Misër, Elb dhe Tershërë. Tek “Mullixhiu” dhoma e ngrënies ngjan me një mulli të mbushur me orendi druri dhe thasë prej leshi. Kola e bluan miellin që përdor dhe e pjek bukën, e cila nuk është këndshme vetëm në shije, por edhe në sy. “Jo të gjithë e pëlqejnë sepse ka ngjyrë të errët”, thotë ai. “Por të kujton bukën, siç ishte para komunizmit”. Para se të fillonte periudha e ushqimeve me talon kur recetat tradicionale nga kujtesa kolektive u zhdukën.

Ndër pjatat popullore që Kola i përfshiu në menunë e tij por të rafinuar janë, për shembull, Dromsa, një qull me shafran. Mishi i dhisë serviret me një salcë që gatuhet me boronica dhe vaj ulliri. Fli, një pastë popullore e gatuar me shumë gjalpë, të cilën Kola e shërben në një kuti të vogël prej druri që të kujton kutinë e madhe të depozitave, në të cilën gjyshja e tij ruante portokallet dhe bukëfiqet. Për ëmbëlsirë, të cilat janë të ndikuara nga Perandoria Osmane, ai sugjeron: Një akullore me Bosmeli, një pije misri të fermentuar, si dhe fije të holla brumi me shije të ëmbël, të cilat në botën arabe njihen si Künefe. Kola e shërben në gypa të vegjël balte, si për të respektuar ritualin e pirjes së duhanit pas përfundimit të një vakti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here