Italia drejt zgjedhjeve të parakohshme, Conte jep dorëheqjen

0
583

 

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti i shefit të qeverisë.

Conte ka sulmuar ministrin e Brendshëm të vendit Mateo Salvini, për politikat që ai po ndjek në vendin fqinj. Salvini mban postin e ministrit të Brendshëm dhe zëvendëskryeministrit.

Conte në fjalimin e tij tha se Salvini ka shkaktuar krizë politike në vend. Ai shtoi se dëshiron debat me të dhe në fund do japë dorëheqjen te presidenti.

“Ministri i Brendshëm Mateo Salvini është i papërgjegjshëm. Ai me politikat e tij ka shkaktuar kaos. Aksioni i qeverisë të drejtuar nga unë ndalet këtu. Nuk mund të vazhdohet më kështu”, deklaroi Conte.

Conte shënjestroi Salvinin , sidomos për politikat e tij anti-migratore drejt Italisë. Grindja shpërtheu pasi Conte refuzoi të nënshkruajë një urdhër që ndalonte anijen e shpëtimit të migrantëve të hidheshin në ishullin e Lampedusas.

Salvini donte më 8 gusht të mund të arrinte të shkatërronte menjëherë qeverinë dhe të dërgonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Lideri i Legas bëri presion për zgjedhje të reja, pasi popullariteti i tij shënoi rritje me 38 përqind.

Salvini gjithashtu shpreson që partia e tij të mund të bëjë koalicion vetëm me Pesëy Yjet dhe jo me Partinë Demokratike. “Unë mendoj se italianët e kanë vlerësuar mënyrën se si e kam menaxhuar situatën, nga Armët e Hapura deri në luftën kundër mafies,” i tha ai Radio 24. Sipas tij, rritja e popullaritetit vjen për shkak se ai ka menduar për Italinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here