Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Sulmoi turistët spanjollë, IKMT dhe policia prishin restorantin e Mihal Kokëdhimës

Sulmoi turistët spanjollë, IKMT dhe policia prishin restorantin e Mihal Kokëdhimës

0
829

IKMT dhe Policia kanë zbarkuar në restorantin ‘Panorma’ të Mihal Kokëdhimës, i cili 6 ditë më parë sulmoi disa turistë spanjollë.

Mësohet se IKMT e mbështetur edhe nga policia kanë prishur restorantin e Kokëdhimës në Porto Palermo, pasi ishte një ndërtim pa leje.

Sipas IKMT restoranti në një sipërfaqe prej 2 mijë metra katror ishte i ndërtuar pa leje.

Po kush është Mihal Kokëdhima

Mihal Kokëdhima, pronar i një lokali në Porto Palermo të Himarës, fillimisht kanosi turistët spanjollë dhe më pas ka dëmtuar automjetin e tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëmtime në trup.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë për turizmin shqiptar, sipas raportimeve ishte refuzimi që familja spanjolle i bëri shërbimit të keq.

Pesë turistët dhe dy shoqëruesit shqiptarë u larguan nga lokali, por sipas policisë u ndoqën dhe u dhunuan nga pronari i biznesit që i kishte ndjekur më pas. Më e dëmtuar mbeti një prej anëtarëve të familjes që kishte mbërritur me jaht në Sarandë.

Mihal Kokëdhima ndodhet në burg

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 55 vjeçarin. Ndaj tij rëndojnë akuzat për shkatërrim të pronës, dëmtim me dashje si dhe kanosje.

Kokëdhima i mohoi akuzat duke thënë se ishin turistët spanjollë ata të cilët i rrezikuan jetën dhe e morrën zvarrë me makinë për afro 3 km.

Mihal Kokëdhima dy herë i dënuar

Pronari i restorantit në Porto Palermo ku ndodhi incidenti me familjen e turistëve spanjollë, Mihal Kokëdhima, është dënuar dy herë nga drejtësia shqiptare.

Në vitin 2015 ai është proceduar për vjedhje të energjisë elektrike, por në fund të procesit gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me tre muaj heqje lirie dhe lënien e të pandehurit në liri me kusht për 18 muaj.

Një vit më pas ky vendim është shuar nga Gjykata e Apelit Vlorë në zbatim të ligjit për amnistinë të miratuar nga parlamenti.

Vendimi tjetër i dhënë nga gjykata ndaj Mihal Kokëdhimës lidhet pikërisht me restorantin ku ndodhi incidenti me turistët spanjollë.

Në vendim thuhet se Mihal Kokëdhima administronte lokalin pa norma në vendin e quajtur Porto Palermo në Himarë.

Me datën 26 qershor 2017, oficerët të policisë gjyqësore të stacionit të policisë Himarë janë njoftuar se në afërsi të këtij lokali po kryhej një ndërtim pa leje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here