Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq thotë se dëmi që i shkaktohet Serbisë nga futja e taksës për mallrat serbe është rreth 1.07 milion euro në ditë.

“Jo vetëm kaq. Dëmi indirekt është shumë më i madh, që është një humbje e tregut për biznesmenët serbë edhe kur taksa të hiqet” theksoi për TV Pink.

Ai shtoi se heqja e taksës do të ishte domethënëse për biznesmenët serbë, por që ata nuk do të ktheheshin lehtësisht në atë treg, sepse biznesmenët e vendeve të rajonit e morën atë me mallrat e tyre.

“Tregu i Kosovës është zënë nga të tjerët” u shpreh ai.

Autoritetet kosovare vendosën taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia në nëntorin e vitit të kaluar.

Ljajiq thotë se humbja vjetore kap shifrën e 400 milionë eurove.

LEAVE A REPLY