izneset me xhiro nën 2 mln që nuk janë të përfshirë në TVSH nuk kanë detyrim hapjen e një llogarie bankare. Administrata Tatimore ka  sqaruar  se tashmë ligji ka hyrë në fuqi dhe bizneset me xhiro mbi 2 mln kanë afat deri në 24 tetor për hapjen e një llogarie. Ndërsa  bizneset e reja  kanë detyrimin për të hapur një llogari 20 ditë pas regjistrimit.

Të gjitha bizneset që kanë xhiro vjetore mbi 2 mln lekë kanë detyrimin që të hapin një llogari bankare deri në 24 tetor.

Eduard Dani, specialist në Drejtorinë Ligjore dhe Teknike sqaron se ligji ka hyrë në fuqi në 26 korrik, ndërsa thekson që nuk kanë detyrimin për hapjen e një llogarie bankare bizneset e vogla që nuk janë përfshirë në TVSH.

Eduard Dani: Kanë afat nga data 26 korrik që ky ligj ka hyrë në fuqi, 90 ditë pas kësaj date për të hapur dhe deklaruar të dhënat e llogarisë në administratën tatimore.Ndërsa tatimpaguesit e regjistruar rishtas kanë detyrimin të hapin dhe deklarojnë të dhënat e llogarisë të paktën 20 ditë nga data e nesërme e regjistrimit. Personat fizik që kanë një qarkullim vjetor nën 2 milion lekë dhe nuk janë të regjistruar për TVSH-në nuk kanë detyrime për të hapur dhe pasur llogari bankare dhe për ta deklaruar në administratën tatimore.

Nisma për hapjen e llogarive bankare për bizneset ka ardhur në kuadër të luftës kundër informalitetit, por edhe si një detyrim për të parandaluar pastrimin e parave.

Detyrimin për hapjen e llogarive e kanë  edhe organizatat jofitimprurëse të regjistruara në organin tatimor./OraNews/

 

LEAVE A REPLY