Çeku i bebes edhe për fëmijët e lindur jashtë vendit/ Manastirliu: Mbështesim familjet e reja, kudo ku jetojnë

0
962

Edhe fëmijët e lindur jashtë vendit, të qytetarëve shqiptarë që janë regjistruar në vendin tonë, e kanë përfituar bonusin e bebes, shpërblimin e vënë në dispozicion nga Qeveria, për çdo të porsalindur.

Gjatë muajit të fundit, fluksi i emigrantëve në Shqipëri ka rritur ndjeshëm shifrat e përfitimit të bonusit të bebeve për fëmijët e lindur jashtë vendit.

Me një postim në rrjetet sociale, Ministrja Manastirliu ka lajmëruar se janë 3539 fëmijë të lindur jashtë vendit, që kanë përfituar bonusin e bebes që nga 1 Janari, kur nisi ky program që mbështet familjet e reja dhe lindshmërinë.

Nëse fëmija lind jashtë Shqipërisë, mjafton çertifikata e lindjes dhe ajo e regjistrimit të fëmijës në gjendjen civile në Shqipëri dhe çeku tërhiqet pranë zyrave qendrore të Shërbimit Social në Tiranë. Në total, janë 18,523 fëmijë të lindur nga 1 Janari 2019, që kanë përfituar bonusin e bebes.

Shpërblimi i vendosur nga Qeveria, tashmë është përfshirë në ligj si një program I konsoliduar I mbrojtjes sociale, parashikon 40,000 lekë për fëmijën e parë; 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë e në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here