Pylli tropikal i Amazonës po digjet, ja çfarë do të thotë kjo për mjedisin…

0
874

 

Mushkëria e planetit, pylli tropikal i Amazonës po digjet me një rritëm tepër të lartë. Sipas autoriteteve, vetëm që nga e enjtja e kaluar janë zbuluar mbi 9,500 zjarre nga satelitët. Qeveria dhe organizatat e mjedisit po fajësojnë njëra tjetrën për gjendjen.

Për të kuptuar se çfarë do të thotë për mjedisin dëmtimi i këtij pylli lexoni me tej.

Pylli tropikal i Amazonës është një mrekulli ekologjike. Është zona më e madhe pyjore që i ka mbetur botës dhe është sa dy herë sipërfaqja e Indisë.

Është shtëpia e të paktën 10% e biodiversitetit tonë, prodhon 20% të oksigjenit në botë dhe ndihmon për të rregulluar temperaturat e të gjithë planetit.

Pa të ndryshimet klimatike mund të bëhen të pakthyeshme.

Të dhënat satelitore, të publikuara nga Instituti Kombëtar për kërkime Hapësinore, kanë treguar rritje të shifrave të zjarrit për 84 për qind këtë vit, krahasuar me një vit më parë.

Një gropë karboni

Amazona është një gropë e madhe me karbon, nëse digjet i gjithë karboni do të shkojë në atmosferë.

Amazona përmban 90 deri në 140 miliardë tonë metrikë karbon sipas WWF, (Fondi Botëror i Jetës së Egër). Karboni i tepërt në atmosferë është një nga arsyet kryesore të ndryshimit të klimës.

Imagjinoni sikur i gjithë ky karbon të çlirohet në atmosferë. Do të ishte  shkatërruese thotë WWF.

Ajo që kemi mësuar në shkollë është: Pemët thithin karbonin dhe çlirojnë oksigjen. Amazona është e rëndësishme sepse prodhon kaq shumë oksigjen – por nëse këto pemë dhe bimësia shkatërrohet nuk do të ketë më mundësi të thithë më kaq shumë karbon dhe të prodhojë po kaq shumë oksigjen.

Përpara se të binin zjarret, shpyllëzimi dhe shndërrimi i tokës bëri që  Amazon të lëshonte deri në 0.5 miliardë tonë metrikë karboni në vit, sipas ËËF.  Në varësi të dëmeve që janë shkaktuar nga zjarret kjo mund të rritet duke përshpejtuar edhe ndryshimin e klimës edhe më tej.

Në thelb Amazona është një motor i madh hidrologjik

Uji çlirohet nga pemët në atmosferë dhe në oqean përmes lumejve të Amazonës.

Rrymat e oqeanit ndihmojnë në rregullimin e motit, transportimin e ujit të ngrohtë dhe reshjet nga ekuatori drejt poleve, dhe ujin e ftohtë nga polet në në zonat e tropikut. Pa këto rryma, temperaturat rajonale do të ishin shumë më ekstreme.

Përshkak të sipërfaqes së madhe ajo çliron shumë ujë përmes avullimit. Nëse ne humbim një pjesë të saj do të thotë më pak avullim cka do të thotë se kontribuon në më pak stabilizim të klimës tonë.

Në këmbim do të kemi mot  me temperatura ekstreme së bashku me thatësira të mëdha dhe ndryshime në sezonalitetin në rajon, thotë WWF ( World Wildlife Fund, Fondi Botëror i Jetës së Egër)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here