Aksident në superstradën Lezhë-Laç, dy të plagosur

0
751

 

Dy aksidente janë shënuar në orët e pasdites së sotme në  superstradën Lezhë-Laç. Aksidenti i parë u shënua në afërsi të Milotit, ku nga përplasja e dy makinave mbeti i plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve të përfshira në aksident.

Ndërkohë aksidenti tjetër ka ndodhur në Mamurras ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë plagosur drejtuesi dhe pasagjeri që udhëtonte në mjet.

Katër të plagosurit janë transportuar në spital për mjekim. Policia ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidenteve.

Nuk dihen shkaqet e përplasjes dhe emrat e të lënduarve. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here