Spahiu publikon raportin e KRIIK: 13 tetori, shansi i rikthimit në normalitet

0
593

 

Nga Përparim Spahiu

Raporti i fundit i Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), ngre alarmin që data 13 tetor të konsiderohet si shanci më i afërt i rikthimit në shina normaliteti të një demokracie të brishtë, ndërtuar në 29 vite, kundrejt një anormaliteti absolut të asaj që prodhuan votimet e 30 Qershorit.

Raporti veren se:

– U shënua një administrim totalisht i njëanshëm politik me shkelje jo të pakta ligjore, si dhe rezultoi realisht një proces gati tërësisht pa garim duke përbërë kështu de facto një emërim politik të qeverisjes vendore.

– Ky proces i ashtuquajtur zgjedhor shënoi përmbylljen e një serie dështimesh të klasës politike vendase.

– Zhbërjen e qeverisjes vendore si një pushtet i decentralizuar si dhe me pamundësinë e një dialogu serioz politiko-institucional, mungesa e të cilit ka sjellë radikalizimin e përballjes politike duke u përpjekur për të instaluar një krizë kushtetuese permanente.

– Me këtë “proces zgjedhor”, “u hodh në erë” edhe mekanizmi i kundër-balancimit politik, praktikisht bi-partizan, në mbarëvajtjen zgjedhore.

– Në “çertifikimin” e rezultatit, me standardin e ri të vendosur, procesi u mundësua të jetë tashmë edhe krejt unilateral.

– Me procesin e 30 Qershorit, në shoqërinë shqiptare u imponua mënjanimi i tërë aspiratave demokratike përballë rrezikut të krizës që thellohet gjithmonë e më shumë.

– Pas 30 Qershorit rotacioni mekanik zgjedhor, po orientohet drejt një rotacioni mirëfilltazi autokratik, me një “biletë dyshe” qeverisje qendrore-vendore së bashku.

– Situatë kjo në të cilën bien tërë parimet e një demokracie kushtetuese si kontroll dhe balancë, transparenca vendimmarrëse, llogaridhënia ndaj qytetarëve, ligjzbatimi, e të tjera si këto.

– Marrëdhënia kushtetuese e qeverisjes vendore me atë qendrore, në vijimësi të qeverisjes së vendit është de-natyruar.

– Vertikalizimi i pushtetit pa prezencë opozitare, në kontekstin vendas të ligjzbatimit dhe sjelljes institucionale, paraqet një rrezik shumë të lartë për qeverisjen vendore.

– Përballë këtij vertikalizimi pushteti dhe një opozite të angazhuar në një konflikt në rend madhor, problematikat e përditshme të jetesës së qytetarëve në nivel mikro, rrezikojnë të mbeten të pazëshme dhe të pambështetura politikisht.

– Nevojitet të merret në konsideratë shkrirja e trupës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe e Kolegjit Zgjedhor, si dhe nisja e punës për hartimin e një Kodi të Zgjedhor të ri.

Siç shihet raporti pasqyron një situat shumë të rëndë pas votimeve të 30 Qershortit, por unë besoj fort që jemi të gjithë në kohë për të reflektuar, sidomos SHUMICA (kjo e fundit e dalë e tillë po nga zgjedhje anormale dhe te grabitura të vitit 2017) të ndalojmë një dëm të pallogaritshëm për demokracinë në Shqipëri.

30 Qershorin ta lëmë thjesht një ngjarje për tu studiuar dhe për të mos u përsëritur më.

Pamundësia e zgjidhjes në kohë, me argumenta kushtetues, të situatës së krijuar, duhet të na udhëheqë në një angazhimim konstruktiv të të gjithë faktorëve politikë në vend për realizimin e zgjedhjeve të 13 Tetorit.

Kjo do të krijonte vërtet shance të mëdha për hapjen e negociatave, vendim që do të meret vetëm pesë ditë më vonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here