Zjarret në Shëngjin, shoqërohen në polici 4 persona

0
633

 

Katër persona si të dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme në flakët që përfshinë Shëngjinin në 48 orët e fundit, janë shoqëruar në Polici për të dhënë shpjegime.

Ata dyshohen si autorë të qëllimshëm të vendosjes së zjarrit.

Aktualisht zjarret në pyjet që rrethojnë Shëngjinin janë shuar, por situata e përjetuar në dy ditët e fundit ka ndikur edhe te turizmi i zonës, ku pushuesit kanë braktisur destinacionin turistik nga frika e flakëve.

Nuk ka ende një bilanc se sa është numri i bimësisë së djegur, ndërkohë që pasojat janë të dukshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here