Vuçiç dorëzohet: Nuk ka ndryshim kufijsh

0
743

Mesa duket presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duhet ta pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, pasi në të kundërt, Serbia do të ketë pasoja të rënda. Kë është qendrim i prerë i Kancelares gjermane, Angela Merkel.

Media ‘Espreso.rs’ raporton se pas këtij qëndrimi edhe Aleksander Vuçiç tashmë deklaron se s’ka asgjë sa i përket idesë për korrigjim të kufijve.

“Unë e di se nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit. Sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Unë nuk jam në favor të pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka njohur Rada Trajkovic e Angela Merkel. Por idetë e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”, ka deklaruar Vuçiç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here