Sunday, September 15, 2019

Çifti i turistëve hungarez humb në Karaburun, telefoni i fikur pasi njoftuan policinë

117
0

Një çift turistësh hungarez dyshohet se kanë humbur rrugën në Karaburun.  Policia është njoftuar rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të dielës, 25 gusht.

Automjeti i cili është marrë me qira nga ana e tyre mësohet se ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura në Vlorë.

Çifti hungarez janë të moshës 3 -40 vjeç dhe kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet celularit i cili rezulton i fikur më pas.

Janë ngritur grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Policia Kufitare Vlorë nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta dhe po punohet për gjetjen e tyre.

LEAVE A REPLY