Friday, November 8, 2024
Home Politikë LSI plan konkret për të rinjtë, Kërpaçi: Jo largim nga Shqipëria

LSI plan konkret për të rinjtë, Kërpaçi: Jo largim nga Shqipëria

0
588

Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi, ka deklaruar nga kampi i LRI në Jalë se po ndërtohet një plan konkret për të ndihmuar rininë shqiptare të mos largohet jashtë vendit.

Kërpaçi deklaroi se i vetmi që duhet të largohet është kryeministri Edi Rama, që mënyrë që sipas saj, vendi të hapë një kapitull të ri. Ajo theksoi se të gjithë anëtarët e LRI do të shkojnë te çdo i ri dhe e re për t’iu dhënë atyre mundësi të mos braktisin vendit.

“Mbështetja ndaj rinisë, puna ndaj tyre, janë vlera të LSI në 15 vite. Në këtë kamp synojmë të ndërgjegjësohen të rinjtë. Të rinjtë duan të luftojnë një qeveri, që sot nuk iu ofron asgjë. Do ndërtojmë një plan konkret, që do shkojmë te çdo i ri dhe e re, për t’iu dhënë mundësi të mos largohen nga vendi.

Nëse ka një njeri që duhet larguar ai është Edi Rama. Ai duhet të largohet menjëherë për të hapur një kapitull të ri. Ne të gjithë bashkë do të shkojmë te të rinjtë, sepse besojmë se bashkë me të rinjtë mund ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë”, tha Kërpaçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here