Torino, kapen shqiptarët që punonin në ‘të zezë’ në bizneset kineze

0
805

Guardia di Finanza ka ushtruar kontroll në disa biznese në Torino dhe ka zbuluar 12 punëtorë të pasiguruar, në të zezë. Bizneset ishin dy lavazhe makinash dhe tre restorante të drejtuara nga kinezë dhe japonezë. Punonjësit ishin italiane, kinezë, shqiptarë, moldavë dhe pakistanezë.

Restoranti i drejtuar nga një japonez kishte probleme me dokumentacionin dhe u gjobit me 11 mijë euro.

Kurse në një lavazh në zonën Barriera në Milano, tre punëtorë kishin vetëm viza turistike në pasaportë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here