Monedha euro po fiton pikë kundrejt lekut në tregun tonë të këmbimit, një dukuri e pritshme me mbarimin e efekteve sezonale nga prurjet valutore të turistëve dhe emigrantëve qe kaluan pushimet në atdhe.

Referuar kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane po shkëmbehet me mbi 122 lekë, duke fituar 0.5 lekë kundrejt një dite më parë. Për ekspertët, euro do të fitojë edhe pak pikë deri në fund të vitit për të mos kaluar nivelin e 123 lekëve. Përveç euros, kursi i Bankës së Shqipërisë evidenton ditët e fundit një forcim të të gjitha monedha të huaja kundrejt lekut shqiptar.

Sipas ekspertit Fatos Çoçoli, ”euro do të rritet sepse faktorët që e ulin, sidomos prurjet e turistëve, janë drejt ezaurimit të tyre. Besoj se mund të shkojë qetësisht deri në kuotën 123, dhe të rrijë aty deri në mars”.

LEAVE A REPLY