Thursday, April 25, 2024
Home Ekonomi Maturantët preferojnë shkencat ekonomike, më 1 shtator publikohet lista e fituesve

Maturantët preferojnë shkencat ekonomike, më 1 shtator publikohet lista e fituesve

0
691

Fituesit e raundit të parë në universitete do të publikohen më datën 1 shtator në portalin U-Albania. Edhe këtë vit maturantët kanë preferuar shkencat ekonomike dhe ato mjekësore.

Shkencat ekonomike dhe ato mjekësore vijojnë të jenë më të preferuara për maturantët. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj shprehet se të rinjtë po orientohen drejt atyre programeve për të cilat tregu i punës ka nevojë.

Arjan Xhelaj: Degët e shkencave ekonomike, pastaj vijnë degët e shkencave mjekësore, pastaj vjen teknologjia e informacionit.

Pritja e maturantëve do të marrë fund në datën1 shtator, kohë kur në portalin U-Albania do të publikohen fituesit e raundit të parë.

Arjan Xhelaj: Çdo maturant, i cili ka aplikuar përmes formularit A2, mjafton të hyjnë në portalin u-albania, të klikojë në këndin e maturantit dhe më pas mjafton të fusë ID e tij të maturës dhe do ti dalë renditje dhe do të mësojë nëse është ose jo fitues. Në 2 shtator fillon procesi i regjistrimit që vijnë në faza 48 orëshe.

Ata që kanë fituar degën e preferuar duhet që brenda 48 orëve të regjistrohen pranë sekretarive të fakultetit përkatës.

Arjan Xhelaj: Pas 48 orësh nëse nuk regjistrohen, ata do të vijojnë garën në degët e tjera, ku presin të shpallen fitues.

Për studimet e larta kanë aplikuar rreth 23 mijë maturantë, ndërsa universitetet në të gjithë vendin kanë në dispozicion afro 35 mijë vende.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here