Një masiv shkëmbor u shkëput këtë pasdite në fshatin Mërtur të Fushë-Arrëzit në Pukë.
Nga shkëputja e masivit shkëmbor, nuk raportohet për persona të lënduar. Gjithashtu, nuk ka as dëme materiale.
Fshati Mërtur është zonë shkëmbore dhe shkëputjet e gurëve janë një fenomen i shpeshtë.