Presidenti Ilir Meta ka patur një takim shumë special ditën e sotme.

Kreu i shtetit ka pritur në presidencë fëmijët e Institutit “Atomi” në Prishtinë.

Meta shprehet i impresionuar nga inteligjenca e fëmijëve, ndërsa shton se, Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë më të vëmendshme për mbështetjen e këtyre të rinjve

“I impresionuar nga bashkëbisedimi që pata sot me disa nga fëmijët me inteligjencë të jashtëzakonshme të Institutit “ATOMI” – Prishtinë.
Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë më të vëmendshme për mbështetjen e këtyre të rinjve, si një mundësi e shkëlqyer për progres shoqëror, por edhe për prezantimin me dinjitet të vlerave të kombit shqiptar, në përpjekjet për të kapur majat e shkencës, teknikës dhe teknologjisë botërore.

Me bindjen se do ta realizojnë maksimalisht veten, u urova shumë suksese, besimplotë se do të jenë disa nga liderët tanë të së ardhmes në shumë fusha!”, shkruan presidenti Meta në postimin e tij.

 

LEAVE A REPLY