Një vlerësim i Bankës Botërore për zhvillimin e rajoneve në Ballkanin Perëndimor dhe në Kroaci gjeti se Elbasani dhe Kukësi janë në mesin e rajoneve më të varfra në Ballkan.

Këto prefektura janë më të varfrat në Shqipëri, por gjithashtu janë më të varfrat e 20 rajoneve më të varfra të Ballkanit.

Sipas vlerësimit të Bankës, dy prefekturat shqiptare kanë rënë në kurthin e dyfishtë te varfërisë.

Përveç se të ardhurat e këtyre qarqeve janë shumë poshtë mesatares kombëtare tl vendeve përkatëse, ekonomia e tyre është me rënie ose po rritet me ritme shumë të ulëta duke e zbehur në këtë mënyrë perspektiven e tyre për tu afruar me standardet kombëtare.

Nga vendet e marra në krahasim, Kroacia e cila tashmë është edhe anëtarë e BE-se ka nivelin më të lartë te të ardhurave sipas rajoneve..

Midis rajoneve me të ardhura të ulëta janë Podunvjle, Raska dhe Rasina (Serbi); Polog (Maqedonia e Veriut); Kukësi dhe Elbasani (Shqipëri), ndërsa 14 rajonet e tjera me të ardhura të ulëta po rriten mbi nivelin mesatar rajonal, dhe kështu mund të konsiderohen në rrugën e konvergjencës.

Disa rajone të tjera në Ballkan, të cilat i kanë të ardhurat për frymë në nivele të larta me mesataren kombëtare po ecin me ritme të ulëta.

Këto janë Banat i Veriut, Banat i Qendrës, Bor dhe Braniceva në Serbi, Pelagonia në Maqedoninë e Veriut, Vlora në Shqipëri.

LEAVE A REPLY