Qyteti i Elbasanit është “pushtuar” këtë pasdite nga rrebeshet e shiut dhe furtuna, duke përmbytur thuajse të gjitha rrugët.
Reshjet e rrëmbyeshëm të shiut dhe breshëri kanë mbushur me ujë edhe stadiumin “Elbasan Arena”, duke bërë që të shtyhet për 30 minuta ndeshja e futbollit të femrave mes Shqipërisë dhe Finlandës.