Thursday, April 25, 2024
Home Kronika Itali, shqiptari gjendet i varur në banesa

Itali, shqiptari gjendet i varur në banesa

0
662

Trupi i pa jetë i një 52 vjecari shqiptar në gjëndje dekompozimi është gjetur në banesën e tij në komunën Palombara Sabina në provincën e Romës.

Trupi i shqiptarit është gjetur i varur me një litar në fyt i lidhur në tavanin e drunjtë të banesës së tij në qëndër të qytezës.

Do të jetë autopsia mjeko ligjore që do të përcaktoj nëse është një vetëvrasje.

Ka qënë era e rëndë që prej disa ditësh shqetësonte banorët e zonës të cilët kanë informuar forcat e rendit.

52 vjeçari shqiptar banonte i vetëm e fqinjët e përshkruajnë si një njeri të sjellshëm, mjaft punëtor e i rezervuar.

Hetimet e para zbardhin se vdekja e shqitparit mund të ketë ndodhur rreth 10 ditë më parë.

Në banesën e tij janë gjetur copa letrash të shkruara në italisht e shqip drejtuar Zotit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here