SHBA synon hapjen e negociatave për Shqipërinë drejt BE

0
579

 

Në Forumin Strategjik i Bledit, (Slloveni), i ngarkuari i posaçëm  i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen e plotë të SHBA-ve për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në. Palmer në fjalën e tij në këtë Forum me temë “Ballkani Perëndimor – Evropianizimi, Demokratizimi”, theksoi se synimet e SHBA për Ballkanin janë të qarta dhe janë tre:  Të mundësojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; Të mundësoje dialogun Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat kryesore; Bosnja dhe Herzegovina të bëhet një shtet funksional.

“Vitet e fundit është folur shumë pse USA nuk është prezent në Ballkan dhe nuk e ka me shumë në fokus. Pikërisht për këtë arsye për të qenë prezent më shumë në rajon, dhe duke takuar me shume drejtuesit e rajonit, synimet kryesore të punës janë: Të mundësojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; Të mundësoje dialogun Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat kryesore; Bosnja dhe Herzegovina të bëhet një shtet funksional”,- tha ai.

Kujtojmë se në datë 30 gusht (para 4 ditësh), Sekretari i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. “Në këtë rol, – tha Departamenti i Shtetit, – zoti Palmer do të udhëheqë përpjekjet tona për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe begatisë në rajon dhe për t’u përqëndruar në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here