Pak orë pas zhvillimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës,. Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, i ftuar në Syri TV, e ka quajtur këtë gjë një
Sipas tij, të pandehur duhej të merreshin anëtarët e KQZ, sipas tij kanë shkelur Kushtetutën duke mos respektuar dy dekrete të presidentit të Republikës.
Vasili nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë, ndërsa i pyetur për memon e brendshme të PD-së ku i kërkohej anëtarëve të saj të injoronin mediat dhe gazetarët në shërbim të Ramës, Vasili është shprehur se, shumë pej tyre janë të kapur nga qeveria dhe i shërbejnë asaj.
“Kemi qenë prej kohësh në një gjë të tillë. Jo vetëm që janë kapur, por në momente të vështira për vendin hedhin shashkat e qeverisë. Bën misionin e poshtër të dezinformimit të publikut. Kam vetëm një pyetje: e kanë menduar si do të jetojnë kur Edi Rama të mos jetë në pushtet?”, deklaroi Vasili.
“Media e vërtetë e forcon opozitën. Në SHBA ka patur shumë media kundër Donald Trump. Sondazhe që e nxirrnin humbës. Kush fitoi? Ai apo mediat në fjalë? Një media e blerë, klienteliste, servile e qeverisë është e destinuar të vdesë. Opozitës dhe qytetarëve vetëm i shton dëshirën për të reaguar”, shtoi nënkryetari i LSI.
Sa i përket ish drejtorit në Gjirokastër, Mamani, Vasili hodhi poshtë akuzat e qeverisë, duke deklaruar se, synojnë të tërheqin vëmendjen nga gjendja.
“Janë të çmendur. Valdrin Pjetri, Kajmaku atje vazhdon të jetë i bardhë. Nuk u mbahet mend se sa u dalin. Do ketë edhe kryetarë bashkie të tjerë që do të dalin., Nuk e di LSI që e ka patur drejtues, e dinë këta”, u shpreh Vasili.