Sjellja e gabuar e tifozëve I ka kushtuar shtrenjtë Vllaznisë. Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar me katër ndeshja pa tifozë në stadiumin e saj skuadrën shkodrane, pasi në ndeshjen e fundit të humbur 2-0 ndaj Tiranës, tifozët vendas hodhën shishe dhe sende të tjera në fushë, duke sjellë edhe ndërprerjen e sfidës.

LEAVE A REPLY