Trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, që nuk kanë marrë dëmshpërblimin e këstit të tretë duhet të dorëzojnë dokumentet në Ministrinë e Financave. Janë në total 400 përfitues, dosjet e të cilëve janë shqyrtuar nga Drejtoria e Pagesave dhe kanë 3 muaj kohë për të plotësuar dokumentacionin që u mungon në dosje.
Burime zyrtare nga ministria bëjnë të ditur se trashëgimtarët njihen si përfitues, por kanë mangësi në dokumentacion. “Gazeta Shqiptare” publikon sot listën e përfituesve me të gjitha detajet për çdo dosje. Në listën e publikuar shënohet me “V” në rastet kur dokumenti është në rregull, me “X” kur është gabim dhe është kolona bosh kur dokumenti nuk është paraqitur.
Lajmi e plotë e gjeni tek GSH.AL