Provimi për polic, dalin rezultatet e fazës së dytë

0
661

 

Ditën e djeshme u mbaj provimi për ”Patrullë e Përgjithshme”, test i ndarë në dy grupe. Pas publikimit të rezultatve për grupin e parë, sot kanë dalë rezultatet e grupit të dytë të kandidatëve për ”Patrullë të Përgjithshme” në Policinë e Shtetit. Kandiatatët ditën e djeshme iu nënshtruan testit për të zënë një ndër 500 vendet e lira në strukturat e saj. Maksimumi i pikëve të testimit për Patrullën e Përgjithshme është 100 por asnjëherë nuk e ka kapur këtë rezultat. Mbrëmjen e kaluar u afishuan rezultatet për katër qarqe të vendit, ku edhe aty u vu re se kandidatët nuk arritën të prekin kuotën maksimale, ndërsa kishte prej atyre që nuk siguruan dot asnjë pikë.

Rezultatet-e-fazës-së-dytë-provimi-me-shkrim

Fazat e konkurrimit

Aplikanti, që kualifikohet për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, i nënshtrohet fazave të mëposhtme të konkurrimit:

–Testimi me shkrim;
–Testimi i aftësive fizike;
–Intervistë me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit;
–Testimi psikologjik;
–Kontrolli shëndetësor;
–Marrja e shenjave të gishtave;
–Verifikimi përfundimtar i aplikantit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here