Kryemadhi: 15 vjetori i LSI koncidon me nje ngjarje të madhe krenarie, luftën nacional clirimtare

0
628

 

Te dashur miq,

Per mua si Kryetare e LSI-së dhe per te gjithe ne, anetaret, simpatizantet dhe votuesit e LSI-se, eshte nje moment fatlum dhe rastesi e bukur qe 15 vjetori i krijimit te partise tone koinçidon ne 75-vjetorin e çlirimit të atdheut, të kesaj ngjarjeje te madhe krenarie, sepse Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe Antifashizmi si vlera e saj universale, jo vetem i sollen popullit lirine, por e bene Shqiperine kontributore te denje ne koalicionin antifashist boteror, ne koalicionin e madhe te vlerave e te sakrificave, mbi te cilat u ngrit Europa e Bashkuar.

Ne jemi krenare per historine tone, por ndjehemi perhere te detyruar ta nderojme ate, te nderojme sakrificat e nje populli te tere dhe gjakun e deshmoreve te lirise, qe nuk mund të përbalten dhe as te mohoen me harresen e turpshme qeveritare, qe ne kete jubile te lavdishem nuk thote asnje fjale e as e permend 75 vjetorin e çlirimit te atdheut!

Por ne jemi ketu edhe per te mos harruar, jemi ketu per te perkujtuar, jemi te gjithe bashke per te nderuar Luften Partizane dhe antifashizmin e popullit shqiptar!

Te dashur vellezer e motra ane e mbane Shqiperise e kudo qe jeni neper bote!

15 vjet nuk jane shume ne historine e nje partie.
Por ato na mjaftojne te bejme nje bilanc punesh, ne mjaftojne te shohim me realizem rrugen neper te cilen kemi ecur e mbi ate pervoje te reflektojme.

Ekzistenca e LSI-se i dha vlere e kuptim pluralizmit shqiptar;
I dha dimensine dhe horizont te ardhmes se vendit;
I dha motiv dhe jetë endrres se te rinjve,

E ndaj, ajo edhe sot eshte forca e ndryshimit dhe e shpreses per Shqiperine Europiane.

Ne jemi ketu e do te jemi gjithmone bashke ne Shqiperine tone, per ta bere endrren realitet!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here