YouTube gjobitet me 170 mln dollarë, përdori të dhënat e fëmijëve për reklama

0
676

 

YouTube është gjobitur me 170 milionë dollarë nga rregullatori amerikan pasi preku privatësinë e fëmijëve.

Google, i cili ka në pronësi YouTube, ka pranuar që të paguajë gjobën në një marrëveshje me Komisionin Federal të Tregtisë (FTC). Programi i njohur në të gjithë botën për video është akuzuar se ka marrë të dhënat e fëmijëve nën moshën 13 vjec, pa të drejtën e prindërve.

FTC tha që të dhënat u përdorën për të marrë vëmendjen e fëmijëve për reklama, gjë që bie në kundërshtim me Aktin e Mbrojtjes së Intimitetit të Fëmijëve në vitin 1998.

“Nuk ka asnjë justifikim për shkeljet e ligjit në YouTube,” tha kryetari i FTC, Joe Simons.

Ai shtoi se Google kishte refuzuar të pranonte se një pjesë e shërbimit të saj kryesor në YouTube u drejtoheshin fëmijëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here