Friday, April 19, 2024
Home Kronika Abuzimi me TVSH/ Përfundon seanca për biznesmenët, lirohen 8 nga 15 të...

Abuzimi me TVSH/ Përfundon seanca për biznesmenët, lirohen 8 nga 15 të arrestuarit

0
876

 

Gjykata e Tiranës liron 8 nga 15 biznesmenët e arrestuar si të përfshirë në një skemë mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar, TVSH. Për 7 të tjerët u vendos masa e sigurisë “burg me afat 20 ditë”. Sipas hetuesve 50 kompani të ndryshme janë përfshirë në këtë skemë ndërsa nga 35 urdhra arresti të lëshuara nga prokuroria janë ekzekutuar nga policia vetëm 16. Vlera e faturave fiktive është 182.6 milionë lekë me një dëm prej 25.7 milionësh si rimbursim TVSH-je për buxhetin e shtetit.

Masat e sigurisë për 15 të arrestuarit

Haxhi Sala “arrest shtëpie”

Ilia Dimo “arrest shtëpie”

Vasil Korita “burg me afat 20 ditë”

Vasil Korita “burg me afat 20 ditë”

Shkëlqim Prodani “arrest shtëpie”

Besnik Pelivani “burg me afat 20 ditë”

Mhill Ndreca “burg me afat 20 ditë”

SHpresa Joanidhi “arrest shtëpie”

Paqsor Buzi “arrest shtëpie”

Ardjan Bejko “burg me afat 20 ditë”

Astrit Lala “arrest shtëpie”

Fatmir Firi “burg me afat 20 ditë”

Rabi Kurti “arrest shtëpie”

Riza Roshi “arrest shtëpie”

Rrapo Baduni “arrest shtëpie”

Prokuroria fillimisht kishte kërkuar “arrest me burg” për 14 prej tyre dhe “arrest shtepie” per Shkëlqim Prodanin. Por gjatë seancës, prokuroria ka ndryshuar qëndrim për disa prej tyre bazuar mbi arsyet shëndetësore dhe familjare të tyre.

Kështu për Ilia Dimon, Besnik Pelivanin, Paqsor Buzin, Astrit Lalën dhe Rabi Kurtin ka kërkuar arrest me burg 20 ditor. Sakaq për Shpresa Joanidhin ka kërkuar “arrest shtëpie”.

Garancia 60 mije euro
Avokati i biznesmenit Paqsor Buzi kërkon lirimin e klientit të tij kundrejt garancisë pasurore prej 60 mijë euro.

“Kur kam shkuar më polici më kanë thënë që po akuzohesha për evazion fiskal” u shpreh Buzi në gjykatë.

Buzi, i cili është njëherazi administrator dhe aksioner me 50% i kompanisë së ndërtimit G.P.G Company sh.p.k u arrestua bashkë me 14 biznesmenë të tjerë në Tiranë me akuzat e “krijimit të skemave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”.

Ai eshte kontraktori më i madh i qeverisë në projektet e Rilindjes Urbane, Paqsor Buzi i kompanisë së ndërtimit G.P.G u arrestua mbrëmjen e së mërkurës si pjesë e një grupi biznesmenësh që dyshohet se janë përfshirë në një skeme mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar, TVSH.

Nderkohe po sot u arrestua dhe biznesmeni i 16-te, Drilon Bareti. Ai akuzohet  për vepra penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi  vlërën e shtuar”, “ Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe  “Fshehje e të ardhurave”.

Të arrestuarit sot ne gjykate 

Paqsor Buzi, aksioner me 50% i G.P.G Company

Besnik Pelivani, kompania e ndërtimit A.B.BE

Astrit Lala, kompania Leksi Security 1

Haxhi Sala, kompania Leksi Security

Ilia Dimo, kompania IBS sh.p.k

Fatmir Firi, kompania Arb &Trans Sh.p.k

Shkëlqim Prodani, kompania Red Black

Ardian Bejko, kompania “Babeko Trans”

Shpresa Joanidhi, kompania “Shpresa” sh.p.k

Mhill Ndreca, kompania “Kombeas”

Rabi Kurti, kompania “Kurti Construction”

Riza Roshi, kompania “Dorgen” sh.p.k

Rrapo Baduni, kompania “Bani/s”

Vasil Korita, kompania “Medi Pharma”

Vangjush Mbriçe, kompania C.E.C Group

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here