Shqipëria do të luajnë pas rreth 1 ore në “Stade De France” sfidën e pestë të grupit H eliminator të Euro 2020, ku përballë do të ketë skuadrën kampione bote të drejtuar nga Didie Deshamp.
Edi Reja ka vendosur të luajë sërish me skemën 3-5-2, ndërsa balotazhin në korsinë e majtë e ka fituar Odise Roshi, që ka lënë në stolë Lenjanin. Strakosha do të jetë në portë, tre qendrat Ismajli, Gjimshiti dhe Mavraj. Roshi dhe Hysaj do të mbulojnë respektivish fashën e majtë dhe të djathtë të fushës, ndërsa Ramadani, Bare dhe Abrashi do jenë diga në mesfushë. Në sulm, Uzuni do të mbështesë Bekim Balajn.
FRANCA: Loris, Pavar, Varan, Lengle, Lukas, Toliso, Matuidi, Koman, Grizman, Lemar, Zhiru.
Trajner: Didie Deshamp
SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Mavraj, Hysaj, Ramadani, Abrashi, Roshi, Bare, Uzuni, Balaj.
Trajner: Edoardo Reja