Ruçi i vetmi mysafir nga PS në festën e LSI , duartroket Kryemadhin

0
636

 

Monika Kryemadhi foli ashpër dhe prerë kundër Edi Ramës në 15 vjetorin e themelimit të LSI.

“Situata është e paprecedent. Vendin e ka mbërthyer një krize totale e qeverisjes, ekonomisë dhe shoqërisë. Ata shohin se Rilindja nuk ka më asnjë pikë takimi me asnjë ideologji, e aq më pak me të majtën. Rilindja e Ramës do mbahet mend si tradhtarja më e madhe e së majtës shqiptare” – tha Kryemadhi.

Këto fjalë i dëgjoi edhe një figurë e rëndësishme e socialistëve që ndodhej në pritjen e LSI. Ftesën e LSI-së e kishte pranuar kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ndërkohë Ruçi u takua me të gjithë kryesoret e LSI në takim, ku shikohet edhe me Monika Kryemadhin dhe Luan Rama.

A mos, pas Ditmir Bushatit, edhe Gramoz Ruçi po jep shenjat se Rilindja po e shkatërron PS-në, parti e cila ka patur Ruçin si “shtyllë kurrizore”? Diçka po lëviz në selinë rozë, pasi Rama i ka marrë të gjitha pushtet për Rilindjen e jo për socialistët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here