Reja: Mora edhe sinjale pozitive, ja pse e vendosa Roshin në mbrojtje

0
653

Trajneri i kombëtares sonë, Edoardo Reja foli pas humbjes me “poker” 4-1 ndaj Francës, duke sqaruar edhe arsyet që sollën këtë disfatë, duke thënë se mori dhe sinjale pozitive.

“Në pjesën e parë pësuam gola që mund t’i kishim evituar. Diçka pozitive e patëm, normale që patëm disa gabime personale, që sollën golat në pjesën e parë. Ë disa momente arritëm të dilnim dhe të ishim të rrezikshëm para portës.

Është normale që Franca ka lojtarë të fortë, me lojtarë të shpejtë në krahë na vuri në vështirësi. Kishim elementë të spikatur në luftën me kundërshtarin. Abrashi luftoi deri sa pati mundësi. Bare ka bërë një ndeshje të madhe, një prezantim të shkëlqyer. Gjasula ishte surprizë e bukur, kemi inskenuar disa lojtarë që na duhen për të ardhmen.

Roshi në mbrojtje? Menduam që Roshi mund të krijonte vështirësi ndaj Francës, sepse është një lojtar i shpejtë, por rezultoi i papërshtatshëm, por tregoi se ka limite në mbrojtje”, u shpreh Reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here