46% e vendeve të lira të punës në Shqipëri në industrinë përpunuese

0
673
22 Feb 2013, Los Angeles, California, USA --- Overhead view of textile factory --- Image by © Erik Isakson/Blend Images/Corbis

 

Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, bizneset në Shqipëri shprehin nevojë për teknikë në sektorë të ndryshëm, ndërsa rreth 46% të vendeve të lira të punës i ka industria përpunuese.

Biznese të ndryshëm kanë nevojë për të punësuar përpunues të drurit, të hekurit, rrobaqepës, këpucarë e kështu me rradhë.

Numri i vendeve të lira që ofrohen në industrinë e përpunimit është shumë më i lartë se ai i individëve që janë në statusin e punëkërkuesit. Kjo tregon se mundësitë për punësueshmëri të individëve që mund të punësohen në këtë sektor janë të mëdha.

Sektori i dytë me punësueshmërinë më të lartë është informacioni dhe komunikacioni,  si kompanitë celulare, IT, kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit. Ky sektor regjistron 9% të vendeve të lira të punës.

Ndërtimi është një tjetër sektor që ka potenciale të larta punësimi.  Edhe shërbimet administrative mbështetëse ku përfshihen kryesisht call center ka punësueshmëri të lartë.  Secila ka nga 8% vendeve të lira të punës në Shqipëri. Më pak mundësi punësimi ofrojnë bujqësia, pyjet dhe peshkimi si dhe arsimi.

Në total, gjatë 2018-ës, janë siguruar mbi 61 mijë vende vakante në zyrat e punësimit./Scan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here