Jahti që është gjetur i braktisur pak ditë më parë në afërsi të bregdetit të Shëngjinit, u mendua se i përkiste shtetasit turk me emrin Sezgin Yavuz, pasi policia kufitare gjeti disa dokumenta që mbanin emrin e tij në jaht.

Në bazë të këtyre dokumentave, policia hodhi dyshimet se Yavuz mund të ishte pronari i mundshëm, por nuk arriti ta konfirmojë dot këtë, pasi në jaht nuk ndodhej askush.

Ndërkohë, policia, në bashkëpunim me homologët në Ankara dhe me Interpol Tirana, ka nisur kërkimet për Yavuz.

Nga ana tjetër, sipas Top Channel, pronari i jahtit “Atik Bey”, i cili tashmë është ankorur në portin e Shëngjinit, i përket shtetasit turk me emrin Nedim Akyuz.

Sipas raportimeve, Tur Marine në Turqi e ka shitur vitin e shkuar tek një biznesmen turk, Nedim Akyuz, jahtin e llojit kataraman. Në fakt, kompania ka postuar një fotot të tijën, ku është përmendur edhe emrin e jahtit dhe i pronarit të saj.

Më pas, e njëjta kompani ka postuar një video në instagram ku shkruhet emri i jahtit dhe shihet dikush që luan golf mbi të. Sipas kërkimeve, ai rezulton të jetë Nedim Akyuz.

Në bazë të monitorimit të lundrimeve, më 30 gusht, jahti Atik Bey ka qenë në Budva të Malit të Zi. Në këtë datë, nga Budva, Akyuz ka postuar një foto të tijën në Instagram.

Javën e fundit të gushtit, “Atik Bey”, ka qenë duke lundruar në ujërat territoriale të Kroacisë, siç shihet në foton e destinacioneve të regjistruara nga Vessel Finder. Më 24 gusht, Nedim Akyuz, ka hedhur një tjetër foto në Instagram duke lundruar në detin poshtë një ure në Kroaci, e cila quhet ura KRKA.

Një tjetër sistem monitorimi i cili regjistron lundrimet e mjeteve detare, tregon që në datën 3 korrik të këtij vitit, jahti Atik Bey, ka qenë në NAXO të Greqisë. Po në të njëjtin vend dhe në të njëjtën datë, pronari i saj Nedim Akyuz ka hedhur një tjetër foto në rrjetin social instagram.

Nedim Akyuz, nga kërkimet rezulton se është biznesmen në fushën e tekstileve i cili e zhvillon aktivitetin e tij në Turqi.

Ajo çka ende mbetet mister është nëse ka qenë Sevgin Yavuz i cili drejtonte jahtin atë ditë, apo ka qenë dikush tjetër.

LEAVE A REPLY