Djegia e mandateve, Kryemadhi: Veprim i duhur, ndryshe do ishim kthyer në një opozitë fasadë

0
521

Djegia e mandateve, Kryemadhi: Veprim i duhur, ndryshe do ishim kthyer në një opozitë fasadë

Të ndalemi pak tek djegia e mandateve. Një nga aleatët tuaj opozitarë, konkretisht Fatmir Mediu shprehet edhe sot që ky hap i ndërmarrë nga opozita ka qenë një hap i gabuar pasi lufta që duhet të ndiqte opozita duhet të ishte në Parlament.
Që në shkuam drejt djegies së mandateve erdhi si rezultat i një situate “bejsbolli kushtetues”. Ne na vendosën me shpatulla pas muri, ku opozita nuk mund të ofronte më asgjë. Pra, o do të ishte një fasadë e shëmtuar e regjimit të Edi Ramës që bënte sikur bënte opozitë një herë në javë dhe vetëm kaq. Nuk merreshin parasysh propozimet e opozitës, mund të humbasim opinionin politik bërës apo ndërkombëtar për djegien e mandateve por nga ana tjetër, unë mendoj që opozita fitoi mbështetjen popullore. Mos harroni që 10 protestat madhështore që ka bërë opozita nuk do të kishin pasur përkrahjen qytetare nëse opozita do të vazhdonte të ishte fasadë.
Edhe pse ne mundoheshim, nuk mund të bëje politikë, nuk mund të mbroje të drejtat e qytetarëve, nuk mund të luftoje dot koncesionet. Pra çfarë do të thotë? Do të thotë që këtu nuk funksionon ligji, nuk funksionon shteti, nuk funksionon drejtësia, nuk funksionon asgjë, pasi të gjitha janë kapur nga një njeri. Dhe normalisht djegia e mandateve do të kthente vëmendjen edhe të ndërkombëtarëve, të cilët për hir të së vërtetës vinin dhe bënin një job description sa për të kaluar nga ana burokratike. Por nga ana politike dhe atë çfarë ndjenin qytetarët për hir të së vërtetës kishim një kapje dhe një asfiksim të shoqërisë shqiptare. Dhe kjo ka ndodhur duam apo nuk duam. Mjafton të shikosh numrin e shqiptarëve dhe të rinjve që po ikin çdo ditë e më shumë nga Shqipëria sepse nuk kanë asnjë alternativë, janë të izoluar, kjo gjë është shumë e qartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here