Kryemadhi: Mungesa e dialogut, për shkak të arrogancës së kryeministrit

0
471

Kryemadhi:
Mund të them që mungesa e dialogut nuk ka ardhur për shkak të opozitës, por prej arrogancës së mazhorancës dhe sidomos të kryeministrit. Mos harroni në 2 vite Parlamenti nga 2017 deri në momentin e djegies së mandateve opozita është munduar disa herë për të ofruar jo vetëm dialogun, por dhe propozimet e saj në Parlament që kanë qenë qoftë për ndryshime kushtetuese, amendamente kushtetuese për të vendosur në lëvizje mekanizmin e reformës në drejtësi, e cila për hir të së vërtetës është bllokuar për shkak të kapjes sepse një reformë në drejtësi, për të cilën kanë aspiruar të gjithë shqiptarët që të krijonte një klimë biznesi për investimet e huaja, të krijonte një barazi, të krijonte zgjidhje problematikave të ndryshme që kanë sot qytetarët shqiptarë.

Sot po bëjmë 2 vjet që i gjithë vendi është pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese që pengon zhvillimin e ekonomisë, jo vetëm zhvillimin e problematikave që mund të kenë njerëzit me njëri tjetrin. Ndërkohë nga ana tjetër kanë qenë amendamentet, Vetting-u i politikanëve që u propozua nga fronti opozitar, kanë qenë 2 amendamentet nga 2 studentet e LSI-së në kohën e protestës së studentëve që vinte për të rishikuar buxhetin me qenë se ishim një proces dhe impakti në buxhet ishte jashtëzakonisht i vogël përballë kërkesave që kishin studentët.

Pra në total ka pasur shumë iniciativa nga opozita për t”u ulur në një dialog politik, por arroganca dhe forca e kartonit të mazhorancës bëri që të kishim opozitën me shpatulla pas muri që siç quhet në gjuhën e politikës bejsboll kushtetues, ku e vendosi opozitën përballë murit që edhe për çdo vendim të paligjshëm që merrej nga mazhoranca me forcën e kartonit, opozita nuk kishte asnjë mjet për t”u mbrojtur ose për t”u ankimuar sepse mungesa e Gjykatës Kushtetuese e sillte rolin e opozitës të pa konsiderueshëm. Rasti i ligjit të Teatrit, rasti i ligjit të dividendit, rasti i ligjit për kadastrën, ligjit të noterëve, pra janë disa ligje që janë jashtëzakonisht të rënda.

Të mos harrojmë më pas me koncesionet e famshme. Janë jo vetëm grabitqare, por janë dhe korruptive dhe anti-kombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here