Kryemadhi: Zgjidhja e krizës, vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme

0
500

Kryemadhi: Zgjidhja e krizës, vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme

Si mendoni ju që mund t’i dilet kësaj krize politike?
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë ato që i japin zgjidhje dhe që vendosin me shpatulla pas muri të gjithë klasën politike që duan apo nuk duan të ulen në tavolinë. Se nëse një palë thotë unë nuk ulem me Edi Ramën kryeministër dhe pala tjetër thotë unë ulem në tavolinë, por të jetë e panegociueshëm çështja e koncesioneve janë 2 gjëra që në një farë mënyre, një kryeministër, i cili kërkon që me çdo çmim të mbrojë koncesionet e tij, normal që kushdo të jetë, çdo shqiptar thotë unë nuk ulem me këtë kryeministër.

Pra duhet të vendosemi përballë një pozicionimi ose përballë një fakti të vendosur të opozitës sepse një kryeministër i cili ka qëllim në vetvete mbrojtjen e koncesioneve që janë në duart e 5 vetave dhe nuk ka problem as çështjen e demokracisë, nuk ka problem as çështjen e fjalës së lirë as çështjen e pluralizmit politik as çështjen e funksionimit të një parlamenti në mënyrë demokratike, as ngritjen e gjykatave as një reformë në drejtësi. Pra do të thotë një Kryeministër i cili për hir të së vërtetës i gjithë konturazhi i tij politik, ligjor edhe ekzekutiv e ka kthyer në funksion të mbrojtjes së koncesioneve dhe për hir të së vërtetës eliminimin e kësaj krize të themi mund ta sjelli vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme, me zgjedhjet të cilat do të krijonin një situatë komplet tjetër. Do të thoni ju pse në zgjedhje të lira?

Vet përgjimet e Bild të dosjes 184, të dosjes 339 tregojnë haptas që zgjedhjet e 2017 kanë qenë zgjedhje të inkriminuara dhe të intimiduara po dhe të deformuara nga bandat e krimit të organizuar dhe paratë e drogës.

Kryemadhi: Duhet të luftojmë dhe të përballemi me bishën që ta mundim
Ju jeni dakord me z. Basha kur thotë që unë hyj në vetëm në zgjedhje pra opozita, vetëm pa Ramën Kryeministër me një qeveri tranzitore e cila do të zhvillojë, do të krijojë atmosferën për zgjedhjet parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë ?
Kemi 2 gjëra që të jemi të qartë, unë e kam thënë gjithmonë pavarësisht se ne si front opozitar themi që ky kryeministër duhet të marri përgjegjësitë e tij. Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim nuk kushtëzojmë asnjëherë momentin e zgjedhjeve. Pse e themi nuk e kushtëzojmë momentin e zgjedhjeve, sepse ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument i cili ne një farë mënyre do të zhbëjë gjithë këtë nyje të lidhur, të ngatërruar keq, për shkak të kapjes së pushteteve, për shkak të mos funksionimit të sistemit të gjykatave, për shkak të mos funksionimit të sistemit të shtetit, për fakt të mos funksionimit të demokracisë. Unë them gjithmonë dhe jam partizane që ne duhet të përplasemi dhe duhet të luftojmë me bishën në të kundërt nëse ne nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundi bishën dhe në këtë rast bisha është kapja e pushtetit nga kryeministri. Pavarësisht po themi ligjëratës politike që ngre kryetari i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si Lëvizje Socialiste për Integrim mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik sepse në fund të fundit në votimet e 30 qershorit shqiptarët i dhanë një përgjigje jashtëzakonisht të madhe jo vetëm mazhorancës ku i thanë që e bojkotuan në mënyrë 85% por në fakt i dhanë dhe një përgjegjësi shumë të madhe opozitës duke i thënë që 85% e tyre ju përgjigjën po themi aksionit politik të opozitës për të mos marrë pjesë në votimet moniste të mazhorancës por nga ana tjetër përgjegjësia e opozitës tashmë është që të marri përsipër përgjegjësitë për t”i drejtuar këta 85% shqiptarë drejt hapjes së negociatave, drejt pozicionim të Shqipërisë si një vend në BE, drejt qartësimit të një rrugë të qartë që e kanë të domosdoshme shqiptarët për të mbyllur njëherë e përgjithmonë tranzicionin politik në të cilin po kalon Shqipëria dhe unë mendoj që zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje faktikisht sepse ajo që ne mendojmë dhe themi është që zgjedhjet politike janë i vetmi ilaç, antibiotiku i vetëm që shkatërron virusin që ka kapur kapjen e shteti shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here