Pukë, shkollat gati për fillimin e mbarë të vitit mësimor

0
561

Rehabilitimi i godinave arsimore dhe përgatitja e tyre sipas të gjitha kushteve për nisjen e vitit të ri shkollor mbetet një prioritet për bashkinë e Pukës.

Në të gjitha shkollat bashkia po punon në mënyrë që 16 shtatori t’i gjejë gati të gjitha ambientet për nxënësit. “Vijon puna e bashkisë në çdo shkollë. Të hënën çdo institucion arsimor do të jetë gati për fillimin e mbarë të vitit shkollor”, shprehet bashkia e Pukës.

Konkretisht puna është përqendruar në lyerjen e godinave, riparimin e dëmtimeve, si dhe pastrimin e territoreve jashtë shkollave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here