Tuesday, April 23, 2024
Home Kronika Rusia kërkon ekstradimin, shtetasi rus: Putin është klan terrorist, atje do më...

Rusia kërkon ekstradimin, shtetasi rus: Putin është klan terrorist, atje do më vrasin

0
642

Gjykata e Durrësit ka vendosur ekstradimin në Rusi, të shtetasit rus, Rasul Miklajev arrestuar disa ditë më parë për terrorizëm.

Rusia ka kërkuar ekstradimin e 34-vjeçarit, pasi e kishte shpallur në kërkim.

Para gjykatësit Paulin Cera, shtetasi rus mësohet të ketë thënë: “Mos më ekstradoni se më torturojnë sikurse të afërmit e mi. Putini është klan terrorist. Atje do më vrasin”.

Cera i siguroi 34 vjeçarit se nuk do të përballet me tortura në Rusi, por me një proces gjyqësor të rregullt ku ai mund të kërkojë të drejtën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here