Komisioni i Venecias mëngjesin e sotëm në orën 08:30 zhvilloi një takim me përfaqësuesit e PD-LSI-së, Oerd Bylykbashin dhe Klajda Gjoshën. Takimi informal, jo zyrtar sipas axhendës zgjati 30 minuta dhe në përfundim Bylykbashi akuzoi shumicën dhe mbrojti presidentin kur tha se bëri një detyrë fisnike.

Klajda Gjosha u shpreh se me institucionin e Presidencës nuk mund të luhet. Gjosha theksoi se lëvizja e mazhorancës po bëhet për të mbuluar keqqeverisjen dhe raportin e OSBE-ODIHR. “Sot diskutuam për një cështje të paprecedent, aq më tepër për një vend që dëshiron të çelë negociatat dhe të jetë në BE-së. Të gjitha palët dhe qeveria duhet të përqendroheshin te kushtet ne merremi me një cështje që është e rëndë për cështjen e vendit, aq më tepër të thirrësh institucionet ndërkombëtare. Të gjitha veprimet e Presidentit dhe kushdo që ka pikëpyetje duhet ti drejtohej Kushtetueses, por shumica kërkon të bëjë politikë, me dicka që nuk mund të luhet” tha ajo.

LEAVE A REPLY