Thursday, April 18, 2024
Home Politikë Vasili:Heqja e pasaportave diplomatike për heronjtë e kombetares turp dhe marrëzi

Vasili:Heqja e pasaportave diplomatike për heronjtë e kombetares turp dhe marrëzi

0
462

 

“Heqja e pasaportave diplomatike për heronjtë Kombetares Kuq e Zi është turp dhe marrëzi”. Kështu deklaroi nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, pas deklaratës së futbollistit Andi Lila se qeveria u kishte hequr lojtarëve kuq e zi pasaportat diplomatike.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili thekson se këta futboollistë janë heronjtë shiqptarë që mbrojtën simbolet në Beograd.

Dje Andi Lila teksa ishte i ftuar dje në ‘Procesi Sportiv’ tha se ministri Gent Cakaj u kishte hequr pasaportat diplomatike futbollistëve të Kombëtares. “Kur shkuam në Europian 2016, të gjithë e kishin vëmendjen te ne, por më pas, kjo iku si me sustë. Dua të them dhe diçka. Në atë kohë, kryeministri Rama na dekoroi me pasaporta diplomatike, duke na treguar si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në Botë. Ministri i ri që vjen, që për koincidencë është edhe nga Kosova, na heq këto pasaporta diplomatike. Na dekoruan, dhe më pas na çdekuruan. Kur futbollistët shqiptarë luftonin në Beograd për flamurin shqiptar, dhe bënin jehonë, të gjithë na vinin nga mbrapa. Tani, ne duam një motivim, nuk na ka thënë asnjë fjalë”, deklaroi Lila.

REAGIMI I VASILIT
Heqja e pasaportave diplomatike per heronjte Kombetares Kuq e Zi turp dhe marrezi!

Nuk kane nevoje djemte e shkelqyer te Kombetares per pasaportat diplomatike, por ka nevoje shteti per ti dhene vlere asaj pasaporte.

Andi Lila me shoke ju jeni heronjte tane qe mbrojtet simbolet ne mes te Beogradit.

Dhe ky Edi Rama qe i jargavitej Kombetares kur kualifikohej ne Europian qe te rrembente ndonje llokme lavdie.Turp e faqe e zeze.

P.S Nuk besoj se ky Edi Rama do te kete fytyre ti afrohet më Kombetares,pas ketij turpi qe nuk shlyhet dot kurre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here