Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka pritur sot në një takim lamtumire në zyrën e saj ambasadoren e Kroacisë në vendin tonë, Bujas Juraga.

Në një mesazh në “Facebook”, Kryemadhi zbulon një pjesë të bisedës me ambasadoren kroate, teksa theksi është vënë tek integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Ditën e sotme prita në një takim në selinë e LSI ambasadoren e Kroacisë, znj. Bujas Juraga. Takimi u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit të znj. Juraga në Tiranë.

Gjatë bisedës me ambasadoren Juraga, theksova se Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit europian, ka si shembull Kroacinë e cila u anëtarësua në familjen europiane me shpejtësi.🇦🇱 🇭🇷”, shkruan Kryemadhi.

  • foto galeri

LEAVE A REPLY