Kreu i shtetit, Ilir Meta është takuar në presidencë me ambasadoren e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan se mori garancinë e Hastad për mbështetjen e Suedisë forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.
“I lumtur të prisja sot në një takim të veçantë Ambasadoren e re të Suedisë në Shqipëri, Znj. Elsa Hastad, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale, dhe të merrja garancitë e saj për mbështetjen e Suedisë për forcimin e demokracisë, të të drejtave themelore të njeriut dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri,“-shkroi Presidenti.