Duke marrë shkas nga vendosmëria e mazhorancës për të rrëzuar me forcën e kartonëve në Kuvend dekretin e Presidentit për koncesionin “e dyshimtë” të rrugës Milot-Balldre, nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëron deputetët në sallën e Kuvendit që të mos e miratojnë këtë aferë korruptive të Edi Ramës.

Basha deklaroi se sot të gjithë deputetët që do të ngrenë dorën në favor të kësaj hajdutërie janë në monitorim të opozitës dhe do të jenë subjekt i ligjit antimafia.

Për këtë Basha kërkoi vëmendje, në kushtet kur sipas tij bëhet fjalë për një aferë të tmerrshme korruptive.

Në këto momente pak metra pas meje në Kuvendin e cunguar, landfillin e Republikës së Shqipërisë po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30 vjeçare të pluralizmit. Koncesioni i rrugës Milot-Balldre dhe koncesioni i rrugës Orikum-Dukat. Dekreti i Presidentit për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po hodhet poshtë nga cjapët dhe delet e korrupsionit. Kjo është vjedhje me ligj”, tha Basha.

LEAVE A REPLY