Miratohet marrëveshja, nëse jeton në Kanada përfiton pension

0
554

 

Parlamenti ka miratuar projektligjin me Kanadanë sa i përket mbrojtjes shoqërore. Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 70 mijë shqiptarë. Marrëveshja për mbrojtjen shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë, konsiston në ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të punëtorëve në punësim, trajtimin me përfitime dhe të ardhura.

Objekt i kësaj marrëveshjeje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe akti i sigurimeve për të moshuar e plani kanadez i pensionit, në Kanada. Dispozitat e marrëveshjes harmonizojnë, gjithashtu, legjislacionet kombëtare të të dyja vendeve për përfitimet që kanë të bëjnë me sëmundjet, barrëlindjet, aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe ato familjare nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqerore.

Gjithashtu në nenin 12 të marrëveshjes përcaktohet e drejta për: një përfitim sipas aktit të sigurimeve për të moshuar, ku Kanadaja do të konsiderojë një periudhë të vlefshme sipas legjislacionit shqiptar për periudhën e banimit në Kanada; – një përfitim bazuar në planin kanadez të pensioneve, Kanadaja do të njohë një vit kalendarik që përfshin të paktën 90 ditë e që janë periudha të vlefshme sipas legjislacionit shqiptar si një vit kalendarik, i cili është i vlefshëm sipas planit kanadez të pensioneve.

Miratimi i kësaj marrëveshjeje krjon mundësinë e përfitimit të pensioneve për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Kanada, si dhe të shtetasve kanadezë të cilët vijnë për të punuar në Shqipëri, si të punësuar nga kompani investitore në industrinë nxjerrëse, minerare e energjetike, apo të vetëpunësuar. Gjithashtu, krijohen hapësira ligjore për mbrojtjen e emigrantëve shqiptarë, përveçse në Kanada edhe në vendet e tjera me të cilët të dyja vendet kanë marrëveshje dypalëshe. Këtyre personave, e drejta për përfitime nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore iu lind në momentin kur ata të kenë mbushur moshën për pension.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here