Panariti: Shqiptarët po varfërohen,paratë e tyre investohen në kontrata koncesionare të PPP

0
419

 

Nga Edmond Panariti

Mire qe me dhunon, por me kerkon që edhe të paguaj për këtë! ……………………………… . Shqiptaret po varferohen, pa nje plan per ndalimin e “tretjes” dhe shperdorimit të kursimeve të mundit, djerses dhe sakrificave të tyre në depozita! Me Miliarda euro depozita kursimi të shqiptarëve, pa llogaritur parane jashte bankave, e cila duhet te jete se paku dyfishin e asaj formale , po treten e rrudhen cdo dite dhe me shumë. Ato para nuk gjenerojnë asnje të ardhur per depozituesit sepse interesat bankare jane “zero” dhe po te llogaritim edhe komisionet bankare dhe inflacionin e monedhes, gerryerja dhe pakesimi i kursimeve eshte i pandalshëm. Shqiptaret po varferohen! Per dite e me shumë! Pa u ndalur!… Nje mije lek depozitë e tyre sot, neser do te jete teteqind, pasneser edhe me pak! Ata rrijne dhe veshtrojne te hutuar dhe të deshperuar greminën financiare poshtë kembeve ! Por cfare bejne bankat me parate e shqiptareve te grumbulluara me interesa ZERO, shtrohet pyetja? Me keto para ato kreditojne me interesa të favorshme të fuqishmit “manjatet” oligarke të cilet nuk luajnë me paratë e tyre por me kursimet e shqiptareve për të investuara ne kontrata koncesionare të tipit PPP. Për keto kontrata shteti,( nenkupto shqiptaret kursimtare) do ti paguajë interesa të larta per vite me radhë koncensionarit, i cili perdor parate e tyre “gratis” dhe pa rrezik personal ! Kjo do të thotë :”Mire qe me “perdhunon” por me kerkon qe edhe te paguaj per kete!.. Zgjidhja eshte vetem nje :Parate e shqiptarëve në banka e depozita, apo dhe jashtë tyre, të financojnë drejtperdrejte, me interesa normale dhe shumë me te ulëta investimet publike, infrastrukturen e sherbimet, se sa parate me “fajde” të oligarkise. Prandaj demokracitë perëndimore, kane bursat dhe tregjet e aksioneve, ku individi behet pjesemarres direkt ne investim me vullnet te lire dhe leviz parane e tij të kursyer, që ajo të mos kalbet dhe tretet e qe te mos mbetet me gisht ne goje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here