Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko ka prezantuar sot serinë e re të kartëmonedhës së re shqiptare.

Sejko u shpreh se seria e re e kartëmonedhës do të hidhet shumë shpejt në treg. Ai argumentoi se në treg do të hidhen kartëmonedhat e reja dhe së bashku me to do të jenë edhe ato ekzistueset. Kjo do ndodhë, deri në kohën që kartëmonedhat ekzistuese të mund të tërhiqen nga Banka Qendrore e të mbeten vetëm kartëmonedhat e reja.

Monedha shqiptare mbetet kujtesë historike e kombit shqiptar. Monedha përbën element të rëndësishëm të identitetit kombëtar të shqiptarëve. Monedha ka si synim pasqyrimin e historisë së Shqipërisë, duke treguar portretet më të ndritura të kombit shqiptar. Ajo përmban të gjitha periudhat historike, që nga lashtësia. Seria që prezantojmë sot përbën seri të re. Monedha shqiptare do vijë me pamje të re. Më 30 shtator do të hidhen prerje të reja. Dizanji i ri garanton siguri dhe cilësi më të lartë. Ceremonia e sotme mbahet pas një pune 4-vjeçare. Jam i nderuar që sot të prezantoj serinë e re. Tematika e kartëmonedhave nuk kanë ndryshuar, por kanë ndryshuar konfigurimi. Kartëmonedhat do të kenë kurse ligjor. Kartëmonedhat e reja do jenë në qarkullim me ato ekzistuese. Ekzistueset do të tërhiqen me kohën nga Banka Qendrore e Shqipërisë”, tha Sejko.

LEAVE A REPLY