Saturday, April 20, 2024
Home Politikë Analisti i bindur: Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme vitin tjetër

Analisti i bindur: Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme vitin tjetër

0
503

Analisti Ben Andoni është i bindur se Shqipëria do të ketë zgjedhje të parakohshme vitin tjetër, pasi në gjykimin e tij vendi nuk mund të vazhdojë më në këtë situatë.

Andoni: Për fatin e keq të opozitës që është jashtë parlamentit dhe të opozitës brenda parlamentit duhet të kemi një opozitë dhe ta kemi në sistem. Kam frikë se nëse ky raport forcash prishet sërish Shqipëria do të nxjerrë problematika të tjera. Politika në Shqipëri nuk e do integrimin dhe hapjen e negociatave si detyrim ndaj qytetarit shqiptar. Investimit demokratik që ka populli shqiptar.

I ftuar në RTV Ora Andoni thotë se e gjithë lufta politike është fokusuar te integrimi europian.

Andoni: Tek ne e gjithë lufta politike është thjesht që integrimi europian të përdoret nga njëra palë tek tjetra. Në disa raste është parë që opozita nuk ka negociuar mirë, ose nuk ka vepruar mirë sa i takon proceseve negociuese të Shqipërisë.

Ajo që vendos Bundestagu, që do të jetë gati vendimtare për vendimin e Gjermanisë ndaj Shqipërisë do të ndikojë edhe në vendet e tjera, sepse ato kushtëzime ndaj Shqipërisë do të jenë të tilla, sa Shqipëria do të ketë dhuratën e fundit europiane, të themi. Ai kushtëzimi do të jetë i jashtëzakonshëm që realisht obligon politikën shqiptare të ulet me këmbë në tokë.

I pyetur nëse palët politike mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët, Andoni thotë se nuk ka vullnet nga asnjëra prej tyre.

Andoni: Besoj se se të dyja palët ende nuk kanë këtë vullnet për arsye se zoti Basha në këto ditë është realisht kryetar i PD-së. E them këtë se deri tani zoti Basha ka thënë që vendimet kanë qenë kolektive por në fakt po del që vendimet kanë qenë vendimet e tij dhe në mënyrë kolektive janë ndjekur nga të tjerët./Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here